Berisha nga Korça: Rama erdhi këtu si pazarxhi, donte që të na blinte Ilir Vrenozin!

Politikë

Berisha nga Korça: Rama erdhi këtu si pazarxhi, donte që

Partia Demokratike zhvilloi takimin elektoral përmbyllës pasditen e sotme në qarkun e Korçës (7 maj), për zgjedhjet e 11 majit. Së bashku me aleatët e ADSHM, kreu i selisë blu Sali Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë dhe strukturat.

Kreu i selisë blu kërkoi 100 ditë për të zbatuar programin e PD-së pas 11 majit, duke shpjeguar edhe programin me anë të premtimeve.

"Na duhen edhe 100 ditë, jo për pushtetin tim personal, kurrë! Edhe 100ditë për të ndryshuar këtë gjendje, të rritet pensioni dhe rrogat, 200 dhe 00 euro. Që të mos paguani energjinë më 7 lekë kilovati. Naftën të mos e blini më shtrenjtë se Maqedonia, na duhen 100 ditë që të mos blini më ilaçe kallpe, por nga ato të BE-së.

Na duhet lista e ilaçeve të rimburismit që ka Italia, që të mos mungojë asnjë ilaç për të sëmurët dhe biznesmeni i vogël të mos e blejë energjinë me 18 lekë por me 6 lekë, të paguash për ndërtimin taksa më të ulëta. Na duhen 100 ditë për të vendosur taksën shtesë 10%. Do rriten rrogat dhe të ardhurat, na duhen për të ulur TVSH me 15%.

Edhe 100 ditë për subvencionet pesëfish për bujqit dhe fermerët, ju garantoj mbrojtje të plotë sezonale të prodhimeve tuaja”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT