Berisha nën hetim prej 3 vitesh? Gjokutaj: Mos e shqetësoni kot Prokurorinë se nuk e di

Politikë

Berisha nën hetim prej 3 vitesh? Gjokutaj: Mos e shqetësoni kot

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”. Megjithëse nuk janë të akuzuar, hetimet ndaj tyre vazhdojnë prej rreth tre vitesh.


Në përfundim të seancës së sotme të GJKKO, e cila la në fuqi masën ndaj Berishës, gazetarja Klodiana Lala pyeti avokatin e tij, Genc Gjokutaj nëse kishte informacion nga Prokuroria se kur do të përfundojnë hetimet.

“Se kur do të përfundojnë as prokurorët nuk e dinë vetë sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai është personi që do të caktojë fundin e hetimeve dhe këtë ua them shumë seriozisht. Nëse bini në kontakt mos i shqetësoni kot se nuk kanë dijeni”, u përgjigj Gjokutaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion