I kërkuari në Sarandë për plagosje të rëndë, arrestohet në Greqi dhe…lirohet

Aktualitet

I kërkuari në Sarandë për plagosje të rëndë,

Një person i dënuar me 3.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “plagosje e rëndë me dashje” është kapur nga policia greke.

Jani Bekari, 52 vjec, është kapur nga policia greke mëngjesin e 22 janarit në Rodos. Ndaj kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Thesprotisë pas vendimit të Gjykatës së Sarandës për dënimin e tij me 3.5 vite burg në vitin 2018 për “plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet Bekari ka ndodhur në 25 mars 2017 në fshatin Gravë të Bashkisë Finiq, ku Bekari ka dhunuar me grushta e sende të forta një çift bashkëshortësh.

Por edhe pse pas kapjes në Greqi, ai u dërgua në burgun e Hanias, mësohet se Bekari ka lënë qelinë ditët e fundit me vendim të Gjykatës së po këtij qyteti.

Bekari përmes avokatit të tij Dhimitris Berberis, ka kërkuar lirimin nga burgu pasi dënimi i dhënë nga Gjykata e Sarandës është parashkruar.

Kërkesa është pranuar nga Gjykata e Hanias, e cila ka urdhëruar lirimin e 52-vjecarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion