GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për shfuqizimin e “arrestit në shtëpi”

Politikë

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës për shfuqizimin e

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mësohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar rekursin, duke e lënë gjithashtu në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se që prej 30 dhjetorit, kryetari i PD-së ndodhet në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-kryeministrin për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion