"Basha mbrohet nga Rama", Këlliçi: Më 22 mars hapet gara për kryetar të PD

Politikë

"Basha mbrohet nga Rama", Këlliçi: Më 22 mars hapet

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur se nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës, për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Në një intervistë për Ora News, Këlliçi tha se është për të ardhur keq për veprimet që po bën Basha, ndërsa shtoi se ky i fundit po planifikon të përjashtojë edhe 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar

Belind Këlliçi: Nuk e marr në kosnideatë vendimin. për mua është nul dhe  nuk ka vlerë fare. Nuk ndjehem shumë mirë sepse më vjen keq për PD. Në aspektin personal, ky vendim nuk ekziston dhe as nuk më shqetëson. Unë jam i qetë dhe jamë aty ku duhet të jem. Të arrij PD në 2022 të ketë lloj vendimarrjesh është për t’ë ardhur keq. Të arrij fraksioni i vulës  dhe i godinës, që me një të rënë të lapsit të heq 28 titullar të PD dhe më pas po planifikohen të heq 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Këto spastrime nuk i kanë bërë të gjitha partitë politike në 30 vite.  Ka një shpresë se PD po ringrihet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Këlliçi tha se PD po ringrihet ndërsa shtoi se më 22 mars do të hapet gara për kryetar të PD.

Belind Këlliçi: Do ringrihemi përmes një procesi model, përmes riorganizmit që ne kemi nisur. Më 22 Mars ne do  të kemi mundësinë që të hapim garën për kryetar të PD.

Unë jam kundër mentalitetit përjashtues dhe kundër humbjes së çdo demokrati. Basha të vijë të garoj dhe kushdo që do të qëndroj në PD është demorkat do të qëndroj me fituesin legjitim. Ata që nuk bien dakord me lidershipin nuk do të përjashtohen nga partia

ME TE LEXUARAT