Basha publikon videon: Zëri i grave është i fortë, vizioni i tyre për të ardhmen është i qartë

Politikë

Basha publikon videon: Zëri i grave është i fortë, vizioni i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimi me gratë demokrate. Basha shprehet se zëri i grave është i fortë, vendosmëria e tyre për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës është e madhe dhe vizioni i tyre për të ardhmen është i qartë.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, shprehet Basha, do të jetë një strukturë politike dhe shoqërore që frymëzon.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja sot me gratë, vajzat, nënat demokrate. Zëri i tyre është i fortë, vendosmëria e tyre për t’u ndarë nga hijet e së shkuarës është e madhe, vizioni i tyre për të ardhmen është i qartë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të jetë një strukturë politike dhe shoqërore që frymëzon, promovon vlerat më të mira dhe u jep zgjidhje sfidave me të cilat gratë dhe familjet shqiptare përballen çdo ditë. Për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që shqiptarët meritojnë”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT