Lulzim Basha mbërrin në Tropojë para mesnate

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mberritur para mesnates ne Tropoje pak pas orës 23:00 ku u prit në mbështetës të shumtë pavarësisht reshjeve të shiut.

Ai eshte pritur nga mbeshtetes te PD para te cileve deklaroi se takimet do të vijojnë sërish nesër në orën 09:00, duke falënderuar tropojanët për mikpritjen e ngrohtë.
“Nuk kemi nevojë për mikrofon dhe as për altropolantë në Tropojë. E kam nisur ditën në Sarandë dh3e prapë nesër në 9 në mëngjesit nga Tropoja.
Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje. Sot ka qenë një ditë e veçantë. 9 qytete, numri 9 për ndryshim. Dhe nesër në orën 9 prapë së bashku. Zoti ju bekoftë ju”, tha Basha


