Bardhi: Njeriu i Engjëll Agaçit është piketuar për kryetare të KLP, proces i deformuar!

Kryetari i grupit Parlamenatr të Partise Demokratike të Rithemelimit Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorancën, në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”, duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”.
Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë politikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
Nuk mund të japim konsensus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit të Përgjithshëm.
Asnjë rast, sepse ju e përdorni politikisht atë! Ne konsesusin e japim vetëm mbi kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj.
Ne jemi me Kushtetutën dhe s’mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E di gjithë Tirana, që njerëzit e Ëngjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.

