Bardhi justifikon vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, qytetarët: Me gjak do vini në pushtet?

Politikë

Bardhi justifikon vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, qytetarët: Me

Deklarata e Drejtuesi Politik të PD në Elbasan, Gazment Bardhi i cili justifikoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, nga truproja e tij Arbër Paplekaj, duket se ka shokuar dhe revoltuar qytetarët.

Qytetarët kanë lënë një “lumë” komentesh “masakruese” kundrejt Bardhit dhe justifikimeve të tij të pajustifikueshme.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me këtë ngjarje që tronditi vendin ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ka reaguar drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi i cili u shpreh se vrasësi Arber Paplekaj "është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".

Bardhi justifikon vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, qytetarët: Me

Bardhi justifikon vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, qytetarët: Me

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion