Avokatët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO seancë për Ilir Metën më 8 gusht
Lajmifundit
/
6 Gusht 2025, 14:47
Politikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të zhvillojë më 8 gusht një seancë për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Ilir Metës, që kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit.
Kjo lëvizje vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar Metës akuzat për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie. Sipas mbrojtjes, “nuk ka më asnjë arsye procedurale për ta mbajtur në burg”.
Meta ndodhet në qeli që nga tetori i vitit të kaluar, lidhur me hetimin për dosjen CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Ai vetë i ka quajtur akuzat politike dhe të pabazuara në fakte penale.


