Kufijtë doganorë për udhëtarët në Shqipëri, rregullat dhe vlerat maksimale të mallrave pa taksa

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mund të sjellin mallra për përdorim vetjak ose si dhuratë, pa paguar taksa doganore, për sa kohë respektojnë kufijtë e përcaktuar nga ligji doganor.
Sipas rregullave në fuqi, vlera maksimale e mallrave që përfitojnë nga përjashtimi doganor është 300 euro për ata që hyjnë nëpërmjet rrugëve tokësore, 430 euro për udhëtarët që vijnë me aeroplan apo anije, dhe 150 euro për fëmijët nën moshën 15 vjeç.
Përveç kufirit në vlerë, ka edhe sasi të përcaktuara për disa produkte të veçanta. Për duhanin, lejohet të sjellin deri në 200 cigare, ose 100 cigarillo, ose 50 puro, ose 250 gram duhan për përdorim personal.
Për pijet alkoolike, kufiri i lejuar është një litër pije me përqindje alkooli mbi 22%, ose dy litra me përqindje më të ulët. Përveç kësaj, udhëtarët mund të sjellin deri në dy litra verë pa gaz dhe deri në dhjetë litra birrë.
Ndërsa për kafenë, është e lejuar të sjellin deri në tre kilogramë për përdorim personal.
Policia doganore apelon që këto kufij dhe rregulla të respektohen për të shmangur probleme gjatë kalimit në pikat kufitare.


