Arrestimi i Veliajt, Berisha: Rama të japë dorëheqjen! Opozita fitoi!

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar arrestimin e Erjon Veliajt dhe urdhër arrestet për disa zyrtarë të tjerë.
Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se pas arrestimit të Veliajt, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
"Kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për faktin se është një kukull e George Soros në Shqipëri është koka e krimit”, tha Berisha.
“Është e domosdoshme që me zhvillimin e paprecedentë të sotme, me damkosjen përfundimtare të Edi Ramës si kukull e monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros... Sot është një ditë e madhe për shqiptarët.
Sot njeriu që bashkëudhëhoqi rikthimin më të madh në historinë e njerëzimit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukëll e shpifut e monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit, Xhorxh Soros.
Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan u deklaroi shqiptarëve se aleati i vërtetë i SHBA-ve është Sali Berisha dhe PD e Shqipërisë. Unë jam këtu për t’u zotuar në mënyrë solemne se desorifikimi i Shqipërisë është në mënyrë absolute.
Se kjo fare e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington. Ky kreu i krimit në Shqipëri është ai që rrihte gjoksin se me kukullën e Xhorxh Sorosit, Anthony Blinken, bënë puçin kundër pluralizmit shqiptar.
Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë se me Xhorxh Sorosin lidhi në një armik publik të SHBA-ve dhe mbarë njerëzve të lirë... Ku je Edvin, sa miliona euro ke marrë me bashkëshorten tënde nga paratë e helmit të tij?
Ku është Edi Rama o ti shoqja e Erion Velisë? Na thuaj pak ku e ke Erionin tani? Pra keni vetëm një shteg, të sjellim këtu Ramën, t’i japim duart kreut të doktrinës përbindëshe ç’njerëzore të Xhorxh Soros në Shqipëri”, tha Berisha


