Deputetja e PS hetohet nga SPAK për pengim të hetimeve në dosjen e Erion Veliajt

Aktualitet

Deputetja e PS hetohet nga SPAK për pengim të hetimeve në dosjen

Një deputete e Kuvendit të Shqiperise ka dalë në skenë në njoftimin zyrtar të SPAK për masën e sigurisë të te vendosur ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ajo është K.B, e cila sipas SPAK ka kryer veprime për të penguar të vërtetën.

SPAK sqaron po ashtu se ka të dhëna konkrete mbi akuzat që rëndojnë ndaj deputetes.

"Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë shtetases K. B.

Top Channel raporton se deputetja eshte Klotilda Bushka.

Deputetja dhe njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, theksoi TCH.

Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë", thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi i plote: 

Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion