Hetimet për Erion Veliajn, SPAK arreston biznesmenin Elman Abule

SPAK ka arrestuar biznesmenin Elman Adule! Ky i fundit është paraqitur në SPAK rreth një muaj më parë edhe është marrë në pyetje nga prokurorët.

Në njoftimin zyrtar të SPAK emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”.
Masat e sigurisë të firmosura nga GJKKO:
Erion Veliaj - 'arrest me burg'
Ajola Xoxa - 'arrest shtëpie'
Shkëlqim Fusha biznesmen - Detyrim me paraqitje
Gentian Sula, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Meriman Palushi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Fatmir Bektashi, biznesmen - Detyrim me paraqitje
Sokol Kryeziu, biznesmen - Detyrim me paraqitje.
SPAK ka kërkuar arrest shtëpie edhe për bashkëshorten e Veliajt, Arjola Xoxës por vendimi nuk është ekzekutuar pasi kjo e fundit ndodhet jashtë vendit.


