Kristina Baki nënë për herë të dytë, urimi i Adrola Dushit merr vëmendjen e rrjetit!
Lajmifundit
/
10 February 2025, 16:58
Showbiz

Modelja e njohur Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të dytë.
Përmes një postimi në rrjet, Kristina ka zbuluar lajmin e ëmbël teksa mban në krah edhe vajzën e saj.
Në lidhje me shtatzëninë ka reaguar edhe Adrola Dushi e cila uron mikeshën kështu:
"Shoqja ime e vogël, nuk është më e vogël tashmë po bëhet mami për herë të dytë dhe unë jam më e lumtura në botë kur e shoh atë t’i shkëlqejnë sytë nga dashuria, teksa rrit familjen që aq shumë e do".

