Arrestimi i Ilir Metës, Gjergj Luca shpërthen ndaj analistëve: T’u vijë turp o të pafytyrë....
Biznesmeni Gjergj Luca, ka shpërthyer ndaj analistëve e komentatoreve, që çdo mbrëmje dalin dhe mbrojnë Ilir Metën.
Ai thotë se është e turpshme, që ata mbrojnë këtë plehra dhe llumra.
“I tmerrshëm nuk është arrestimi por më të tmerrshëm janë analistët bajatë të çdo nate të cilët ashtu si politikanët po ua vjedhin mbrëmjet shqiptarëve. Vetëm mbrëmjet se të ardhmen nuk kanë shans t'ua vjedhin më”, shprehet Luca.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Reagimi i plote
"Nuk rri dot pa mbajtur një qëndrim në publik, kur shoh gjithë këta analista siç i shikoni pas shpinës time në të gjitha televizionet tona publike që merren të gjithë me formën dhe asnjëri me përmbajtjen.
Këta zotërinjtë që janë marrë gjithë jetën me formën, a ka mundësi që një herë të vetme këta njerëz të merren me përmbajtje. Ore zotni, çfarë po ndodh, a jeni të zotë të kuptoni se çfarë po ndodh në këtë vend. Shikoni të gjithë stacionet me radhë, merren se si u arrestua një njeri.
Po si ka mundësi që 33 vjet njerëzit që kanë punuar në këtë vend i kanë përçmu, i kanë terrorizu, i kanë grabit, i kanë marrë taksat nëpërmjet tenderave të shtetit, i kanë shkuar te dera dhe janë sjellë më keq seç sillet shkjau përballë nesh.
Si ka mundësi që të gjithë këta llumra dhe gjithë këta të pafytyrë të kombit shqiptar dhe të falni siglat e televizioneve, të më falni moderatorët se nuk kam punë me ta, kam punë me analisteët shqiptarë dhe analistët që vijnë në Shqipëri, jashtë Shqipërie që flasin shqip. T’i vijë turp se na kanë plas plas shpirtin 33 vjet me këta plehëra, me këta llumra që vetëm grabisin këtë vend.
Po kush është marrë me ne që na kanë sakatu, po kush është marrë me ne na kanë përçmu, po kush është marrë me ne që na kanë tërheq zvarrë me vite të tjera dhe na kanë vjedh jetën dhe unë dal me sarkazëm dhe ju nuk e kuptoni sarkazmën time dhe nuk e kuptoni ironinë time dhe duhët t’ju flasësh troç.
Po kanë turp këta të pafytyrë që vjellin vrerë për mënyrën si janë ndaluar këta hajna, këta zagarë që kanë mbajtur peng Shqipërinë dhe thoni ju analistë,bëni analizë pse ikin të rinjtë, pse ikin shqiptarët, pse ikin familjet.
Po ikin nga këta njerëz, nga këta barbarë. A mund të jetë jeta ime që kam kriju gjithë jetën punë, mirëqënie, shpresë, a mund të jetë ime apo e njerëzve të talentuar që prodhojnë, mos harroni jo që ndërrojnë e merren me tendera, të jetë në dorë të këtyre horrave dhe kërkoni kush i përzuri këta njerëz, këta të pafytyrë këta plehra i kanë përëzënë.
Pra mos u merrni me formën, por merruni me përmbajtjen.
Këta hiçër, këta llumra duhet të duhet të përfundojnë të gjithë në burg që ta lënë të lirë këtë vend. Dhe rroftë ai vendi atje që po e bën këtë punë, se për shqiptarët nuk ishte bërë kurrë.
T’ju vij turp me këto analiza të ndyra, shprehet Luca i revoltuar.