Apartamenti i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, kthehet në “qendër arti”

Politikë

Apartamenti i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, kthehet në

Apartamenti i sekuestruar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar për  “fshehje të pasurisë” është kthyer në qendër për të rinjtë.

Bëhet fjalë për apartamentin në Durrës, që iu sekuestrua së bashku me 4 sipërfaqe toke, në 22 mijë metra katrore.

Lajmin e bëri me dije, Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Mesazhi që japim sot është që pronat e sekuestrua nga korrupsioni sot janë vënë në dispozicion të të rinjve, dhe jo vetëm të rinjve të Durrësit, të cilët ta zhvillojnë këtë Qendër sepse e shikoj që është një qendër multi-funksionale. Kështu që në këtë aspekt dua t’i urojë të rinjtë e Durrësit ta gëzojnë këtë shtëpizë të re”, e mbylli fjalën e tij Balla.

Llalla, i cili ishte arratisur nga vendi u ndalua në Itali më dhjetor të vitit 2021.

Ish kreu i Prokurorisë Shqiptare Adriatik Llalla duhet të vuajë dënimin me dy vite burg.

Vendimi, i formës së prerë u dha sot (22 shtator) nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për ish-kryeprokurorin duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burg.

Gjithashtu Llalla për 5 vjet përjashtohet nga funksionet publike, pasi e gjeti fajtor për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion