Altin Dumani e thotë LIVE: Kam 3 apartamente, dhurata më e shtrenjtë është më pak se 100 dollarë

Politikë
Altin Dumani e thotë LIVE: Kam 3 apartamente, dhurata më e

Altin Dumani i ka kthyer përgjigje kreut të PD, Sali Berisha pas akuzave të vazhdueshme për pronat e tij.

Ai konfirmoi LIVE se ka 3 apartamente në pronësi të tij dhe se çdo gjë që ka është si rezultat i punës së tij 25 vjeçare.

Madje deklaroi se kurrë nuk ka pranuar një dhuratë më shumë se 100 dollarë, pasi punën që bën thotë se bën me pasi e do dhe jo për për përfitime materiale.

“Nuk i jap përgjigje Berishës, por publikut shqiptar. Pasuria ime është e kontrolluar, pas një procesi të thellë vettingu dhe kush do mund t’i marrë këto të dhëna.

Çdo gjë e kam të deklaruar, madje edhe çdo detaj të punës dhe familjes time. Madje kam marrë një kredi në 2006, për të blerë pronën time. 

Këto apartamente i kam. Kam 25 vite punë, dhe çdo gjë e kam të deklaruar. Kurrë në jetën time nuk kam pranuar një dhuratë më shumë se 100 dollarë. KURRË. Kurrë. Unë e dua këtë punë dhe e bëj me mish dhe me shpirt,” tha Dumani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion