Dumani: Prokurorë të SPAK janë kërcënuar. Krimi i organizuar shqiptar, shumë i rrezikshëm

Aktualitet

Dumani: Prokurorë të SPAK janë kërcënuar. Krimi i

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe se mjaft prokurorë, familjarë të tyre, janë kërcënuar nga ky krim i organizuar.

“Lidhur me krimin e organizuar jemi të shqetësuar, sepse vihet në rrezik jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre. Janë të shumta rastet që prokurorët janë kërcënuar.

Krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe agjencitë e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë.

Nuk flasim për krim të rrezikshëm imagjinar, por për real.”, tha Dumani në intervistën për emisionin ‘3D" në RTSH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion