Aksioni opozitar nis në vjeshtë, Berisha: “Do mobilizojmë shqiptarët dhe diasporën për largimin e Ramës”

Politikë

Aksioni opozitar nis në vjeshtë, Berisha: “Do mobilizojmë

Tiranë, 6 Gusht 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e një aksioni të ri opozitar në vjeshtë, me qëllimin e vetëm: largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë veprim si “kushti i të gjitha kushteve” për të garantuar që qytetarët të vendosin vetë për qeverinë e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike.

“PD do të bëjë gjithçka për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre – jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Lufta jonë nuk ndalet as jashtë vendit, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit që kanë shtrirë ndikimin përtej kufijve,” – theksoi Berisha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për ndërtimin e një “diktature autokratike”, e cila – sipas tij – mbështetet te krimi, droga dhe vjedhja e pasurisë publike.

“Qëndresa qytetare është e vetmja rrugë për të dalë nga kjo situatë. Do të jetë një betejë e përgjithshme për rikthimin e demokracisë,” – shtoi ai.

Ky paralajmërim vjen në vazhdën e akuzave të forta të Berishës ndaj mazhorancës për manipulime elektorale dhe korrupsion sistematik.

ME TE LEXUARAT