Pengoi qarkullimin duke parkuar në një zonë me fluks lëvizjesh, procedohet penalisht 45-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Pengoi qarkullimin duke parkuar në një zonë me fluks

Policia e Lezhës ka nisur hetim penal ndaj një 45-vjeçari, i cili kishte parkuar automjetin në mënyrë të paligjshme në një zonë me qarkullim të lartë në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

Sipas uniformave blu, drejtuesi i mjetit, shtetasi P. P., banues në Lezhë, akuzohet për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, siç parashikohet nga Kodi Penal.

Policia apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar rëndësinë e shmangies së parkimeve të gabuara, veçanërisht në zona me ngarkesë të lartë lëvizjeje.

ME TE LEXUARAT