A i frikësohet luftës tregtare me SHBA-në pas tarifave të Trump? Ja si përgjigjet Rama!

Politikë

A i frikësohet luftës tregtare me SHBA-në pas tarifave të

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet për luftën tregtare që ka nisur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me gjithë botën, përfshi edhe vendin tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga administrata amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë 10% ndaj produkteve shqiptare, një shifër shumë më e ulët se pjesa kryesore e vendeve të rajonit.

Por Rama tha se vendi ynë nuk është shumë i varur nga tregtia me SHBA, ndaj dhe nuk ka vend për shqetësim.

“Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është shumë e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë dhe volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Dhe në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”.

 

 

ME TE LEXUARAT