Sulmi iranian mbi Izrael, Bushati ngre shqetësimin: Edhe Shqipëria ka histori të trazuar me Iranin
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me sulmin e Iranit mbi Izrael, si dhe pasojat e këtij sulmi edhe në rajonin tonë.
Bushati u shpreh se lufta në tërësi ndaj terrorizmit është një problem që përmendet edhe në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij, kjo është në fakt një këmbanë alarmi për të gjithë.
“Ne kemi një histori shumë të trazuar me Iranin, kemi mbylluar ambasadën dhe kemi sulme në infrastrukturën tonë kibernetike, pas të cilave u vërtetua që ishte Irani.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Janë disa njolla në radarin e çështjeve të sigurisë në Shqipëri, për të cilën duhet më shumë vëmendje.
Rasti i Kosovës është ndryshe, pasi aty është KFOR, NATO, e cila është një garanci dhe siguresë ndaj çdo tensionimi të mundshëm të situatës.
Blerja e armatimeve nuk duhet parë me shqetësim, por me shqetësim duhet parë aktiviteti i qendrës humanitare ruse në Nish.
Janë disa sinjale që duhet të jenë nën vëmendje.”, u shpreh Bushati.