8 Marsi/ Berisha: Kontributi i grave në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues

Politikë

8 Marsi/ Berisha: Kontributi i grave në luftën kundër

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, ka vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm që kanë dhënë për familjen dhe kombin shqiptar.

Lideri i demokratëve ka theksuar se kontributi i tyre në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë.

“Me asgjë nuk mund të shpërblehet ai vlerësim që nënat dhe motrat, gratë meritojnë.

Ato janë së bashku me forcën hyjnore, krijuesit e mrekullisë më të madhe të shoqërisë njerëzore, familjes, vatrës familjare.

Por nga ana tjetër në mënyrë të padrejtë ato u shpërblyen me murin e patriarkisë, me sundimin e patriarkialitetin, mur i cili në shekuj dhe mijëvjeçar ishte dhunuesi më absolut i të drejtave të njeriut.

Mur i cili edhe sot është gjenerator dhunë dhe padrejtësie ndaj tyre.

Është kudo në botë, por në Shqipëri është ndër më të egrit, më të rëndë se kudo tjetër.

Kontributi i nënave, motrave, vajzave dhe grave në shoqëri është i paçmueshëm në të gjitha aspektet dhe megjithatë ato janë të diskriminuara.

Kontributi i tyre në luftën kundër diktaturës ka qenë përcaktues, vendimtar, guximi, përkushtimi i tyre ishte përcaktues për çlirimin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion