Korreshi publikon foton e Alibeajt: Pazaret i bëjnë në kafe, në shërbim të Ramës

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi ka publikuar një foto në të cilën thotë se është Enkelejd Alibeaj ndërsa i përgjigjet lidhur me deklaratat për negociatat për rikthimin në normalitet të punimeve të Kuvendit.
"Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.
Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.
Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”, thotë Korreshi.
Reagimi i Alibeajt per diskutimet mes mazhorances dhe opozites per krizen ne Kuvend
Dy sqarime që publiku ka nevojë t’i dijë lidhur me negociata sekrete apo marrëveshje okulte të përfolura në media:
1. PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazar për Reformën Zgjedhore. Në media referuar burimeve nga PS dhe grupi i Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimarrjen me shumicë votash e sidomos ku opozitës i mohohet e drejta e Vetos, si garanci që PS të mos bëjë ligj zgjedhor të njëanëshëm duke peshkuar vota opozitare.
Dihet se ata janë kundër votës së diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, një zone elektorale. Nëse kjo është e vërtetë ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për interesa të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
2. Në emër të PD nuk mund të flasë asnjë i emëruar apo i dëshiruar i Edi Ramës.

