Ukraina do të marrë 6 miliardë euro nga BE, në 2 muajt e ardhshëm

Aktualitet

Ukraina do të marrë 6 miliardë euro nga BE, në 2 muajt e

Ukraina do të përfitojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal ditën e sotme.

Qeveria ukrainase pret t’i marrë 4.5 miliardë euro në mars, ndërsa 1.5 miliard euro të tjera në prill, sipas Shmyhal.

BE-ja u pajtua në shkurt për një paketë të ndihmës financiare për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë eurosh për një periudhë katërvjeçare.

“Këtë vit, ne synojmë t’i marrin 16 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Ukraina do t’i ketë burimet për të luftuar dhe për të fituar. Ky është synimi ynë kryesor dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për këtë”, theksoi ai.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vitin e tretë dhe Kievi varet tejet shumë nga mbështetja ekonomike dhe ushtarake e aleatëve të vet perëndimorë.

ME TE LEXUARAT