“Pasojat e puthjes fatale me një të vdekur”, Rama sulmon opozitën: Kurrë më e mjerë, e degraduar, e...
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2023, 19:05
Politikë

Postimi i Ramës:
Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme!
Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.






