Vuçiç përplaset me deputetin në Serbi: Po më bën fotomontazhe me Kurtin

Kosovë&Rajon

Vuçiç përplaset me deputetin në Serbi: Po më

Situata politike ne Serbi eshte ndezur per shkak te ngjarjeve te fundit me Kosoven dhe vecanerisht per shkak te zhvillimeve ne dialogun mes dy vendeve.

Debati i brendshem ne Beograd shigjeton me se shumti presidentin Vucic jo vetem ne raport me Kosoven por edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasë debat të nxehtë mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës.

Aleksandar Vuçiq sot kishte me vete edhe një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias si provë për të demantuar një fotomontazh ku shihet Vuçiq dhe Kurti, e për të cilin e akuzoi një deputet se ia ka bërë.

Vuçiq për këtë foto u përplas me deputetit e DS-së, Srdan Milivojeviq, të cilit i tha se në vendin e Dendias e kishte vendosur fotografinë e tij afër Kurtit.

Në këtë seancë të nxehtë u fol edhe për incidentet e një dite më herët, shkruan Danas.

Ne Parlamentin e Serbise ditet e fundit ka pasur debate shume te forta ne lidhje me Kosoven deri ne perplasje fizike.

ME TE LEXUARAT