Pla'gosen nënë e bijë, shoferja humb kontrollin e mjetit, përplasen me murin në Levan-Tepelenë
Lajmifundit
/
25 October 2026, 14:05
Aktualitet
qx
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.
Një automjet tip “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë dhe është përplasur me murin mbrojtës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosura një nënë dhe vajza e saj, të cilat pritet të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.


