U lëndua në protestë, Evanthi Pango del nga spitali, shfaqet duke kënduar: Ndihem më e motivuar

Aktualitet

U lëndua në protestë, Evanthi Pango del nga spitali, shfaqet duke
Evanthi Pango është një nga vajzat protestuese që u desh të dërgoheshin në spital pas përleshjeve të dhunshme mes të rinjve dhe policisë në rrugët e Tiranës.

Prej 15 tetorit ajo ndodhej në Spitalin e Traumës pas goditjes në kokë, ndërsa këtë mesditë ka lënë spitalin. “Ia hodha edhe këtë herë”, shkruan ajo, teksa shihet e qeshur dhe duke kënduar.

Protestuesja ende e ka shenjën e mjekimit dhe për fat ka lënë pas lëndimin.

“Kam përshtypjet më të mira për kujdesin ndaj meje këtu. Mos e provoftë njeri në jetë. Këto përvoja duhet të na bëjnë më të fortë dhe më të motivuar. Mund ta them me siguri, jam më e motivuar tani. Shihemi jashtë”, thotë ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion