Me emër e mbiemër, Berisha publikon identitetet e të pla'gosurve në protestë, akuza policisë: Vra'sës të paguar

Politikë

Me emër e mbiemër, Berisha publikon identitetet e të
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar emrat e disa personave që u plagosën gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Ai ka akuzuar efektivët si kriminelë e vrasës me uniformë të paguar, që shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Nga i riu që dëmtoi syrin me plumb gome te gazetarët dhe ish-efektivët, Berisha publikoi emrat e të lënduarve në protestë dhe shprehu bindjen se studentët do ta fitojnë këtë betejë.

“Erion Vishkulli, 28 vjeç, i diplomuar në gazetari, u godit në shënjestër sy në sy, pa kryer asnjë veprim, përveçse po rrinte me qytetarët e tjerë në protestë. Dëshmitarë, që ishin së bashku me të, edhe ai kishte marrë saçme. Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë.

Antuen Milaj, 31 vjeç, qytetar paqësor, mori plumbin në bark, i shpoi barkun. U ndërhy me kirurgji dhe u nxor plumbi i gomës.

Lorenc Bezani, qytetar që po bënte pazarin për të blerë zarzavate dhe ushqime për familjen e tij, e marrin, e godasin si kafshë me këpucë në kokë në të gjitha anët, e shakullosin pa ndjenja në dhe. 40 vjeç, pa asnjë lidhje.

Ish-oficeri i shquar i policisë, Hivzi Bushati, goditet me plumb gome në hundë, po mjekohet. 

Gjin Gjoni, para kamerave, pa kryer asnjë veprim dhune, rrugaçi me maskë, gangsteri i fut sprajin me spec në sy se e urdhëron Edi Rama, Tagani dhe Hitaj i tij.

Janë lënduar gazetarët. Jolanda Peka e Citizens, e përzgjedhur sepse e vërteta është, ka pasqyruar me objektivitet protestat studentore.

Fatime Almusa e Faksit është goditur gjatë kohës që raportonte.

Klevin Muka, një gazetar guximtar, i kanë hedhur lëndë kimike, ka djegie kimike të përhapur. Është krim lufte. Ku i gjen këto armë?

Ardit Hoxha dyshohet se është goditur me plumb gome nga policia e shtetit gjatë detyrës. Është një gazetar që po raportonte direkt.

Freard Rista i Piranjave është lënduar gjatë ndjekjes së protestave”.

 
Sipas Berishës, përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, por sipas tij Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit.

“Edi Rama zbatoi porosinë e Vuçiçit. Mos i kurse! Mos i kurseni! Janë shumë të tjerë të plagosur që nuk pranojnë të shkojnë në spitale nga frika e persekutimit.

Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat.

Absolutisht për atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet ndërsa demokratëve të qëndrojë krah studentëve.

“Ti jep dorëheqjen sepse je një ndër të këqijat më të mëdha të këtij kombi në histori dhe je Pashiqi shqipfolës i shqiptarëve siç të ka quajtur gazetari i madh gjerman.

Protesta e djeshme tregoi se studentët betejën do ta fitojnë, sepse populli është i vendosur të mbrojë vajzat dhe djemtë e tij me çdo çmim, sepse qytetarët janë të vendosur t'u tregojnë vendin këtyre banditëve që mbrojnë kreun e organizatës më të rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Evropë, Edi Ramën.  Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm dhe do vazhdojë të jetë çdo ditë. Nuk do mund t'i japin studentët, qytetarët shqiptarë, jo, do t'i mbrojnë! Ftoj çdo demokrat e demokrate në krah të studentëve, me studentët, në mbështetje të studentëve".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion