Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, përroi del nga shtrati

Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë,
Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë problematika në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë ‘Luanit’, në Vlorë.
 
Nga pamjet duket se disa rrugë të qytetit bregdetar janë përmbytur, ndërkohë që shumë automjete kanë mbetur në trafik. 
Disa familje kanë vendosur thasë me rërë përpara shtëpive të tyre, me qëllim që t’i shpëtojnë përmbytjeve.

Reshjet me intensitet të lartë kanë bërë që përroi pas tunelit të dalë nga shtrati, duke sjellë inerte dhe baltë në rrugën që të çon drejt Jonufrës.

Si pasojë, rruga është bllokuar dhe rrjedhimisht edhe qarkullimi i automjeteve në zonën e tunelit të Ujit të Ftohtë.

Kjo nuk është hera e parë që reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë. Herë pas here, rrugë të qytetit bregdetar ‘fundosen’ në ujë, gjatë motit të keq dhe me reshje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion