Pjerin Ndreu tallet me Sali Berishën: Ore sikur u ripërtëri në Amerikë, çka ambasadori i SHBA që nuk e takon?

Politikë

Pjerin Ndreu tallet me Sali Berishën: Ore sikur u ripërtëri

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thumbuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale ku i ka kujtuar se ambasadori i SHBA-ve, Eric Wendt, ende s’e ka takuar, edhe pse kreu i PD sapo përmbylli një vizitë përtej oqeanit.

Ndreu i rikujtoi edhe ‘non gratën’ apo ‘lënien në baltë’ nga Chris LaCivita pasi mori paratë për fushatën.

“Ore sikur u ripërtëri ky Saliu në Amerikë, çka ambasadori i ri i SHBA që nuk e takon? Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobing dhe i lanë njollën e përjetshme!

Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë! Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miopë sa skenari i një komedie do të gajaste dynjanë dhe do të bënte bujë ndërkombëtare!”, shkruan Ndreu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion