Peshëngritje/ Shkëlqen Enkileda Carja, shpallet nënkampione e Evropës për të reja

Sport

Peshëngritje/ Shkëlqen Enkileda Carja, shpallet nënkampione e

Enkileda Carja shkëlqen në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rinj dhe U23 që po zhvillohet në Durrës. Peshëngritësja kuqezi fitoi 3 medalje në këtë kompeticion në kategorinë e peshës deri në 69 kg duke u shpallur nënkampione e Evropës.

Carja fitoi medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes të cilin e mbylli me 101 kg. Peshëngritësja shqiptare e nisi garimin e saj me 98 kg  në provën e parë që e ngriti, ndërkohë që dështoi në të dytën me 100 kg për të qenë e suksesshme pikërisht me tentativën e tretë me 101 kg.

Ndërsa në stilin e shtytjes Carja fitoi medaljen e argjendtë duke u shpallur nënkampione e kontinentit me peshëngritësen shqiptare që në këtë stil i kaloi me sukses të treja provat.

Carja e nisi garimin me 118 kg në provën e parë, për të ngritur 120 kg në tentativën e dytë dhe për të mbyllur gjithçka me 123 kg të ngritur në provën e tretë.

Në dygarësh, Carja regjistroi peshën totale 224 kg duke fituar edhe këtu medaljen e argjendtë. 

Kampione e Evropës për të reja në peshën deri në 69 kg u shpall Ibanez Guerrero që përfaqëson Kosovën. Kjo e fundit ngriti 103 kg në shkëputje, 128 kg në shtytje dhe 231 kgnë dygarësh. Ndërsa medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësja turke Koz me 213 kg në dygarësh.

ME TE LEXUARAT