Përplasjet në protestë, policia hedh gaz lotsjellës drejt të rinjve, i largon nga Ministria e Arsimit, bëhet gati edhe autoboti
Lajmifundit
/
15 October 2026, 10:59
Aktualitet

Përshkallëzohen tensionet në protestën studentore në kryeqytet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke i larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, në zonë po bëhet gati edhe autoboti me ujë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.Përplasjet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me incidente edhe në qytete të tjera të vendit.
Priten zhvillime të mëtejshme në lidhje me situatën dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.


