Tensionohet situata në Korçë, të rinjtë thyejnë xhamat e Drejtorisë Arsimore

Aktualitet

Tensionohet situata në Korçë, të rinjtë thyejnë
Përshkallëzohet situate ne qytetin e Korçës. Të rinjtë që po protestojnë kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore teksa bëhet me dije se kanë hedhur sende edhe ne drejtim të drejtorisë arsimore.

Siç shihet edhe nga pamjet, janë thyer xhamat e drejtorisë teksa të rinjtë po vijojnë protestën. Ata kanë deklaruar se duan kushte me të mira në shkolla dhe universitetet teksa janë shprehur se nuk frikësohen.

Policia ka ndërhyrë pak më parë pasi kanë tentuar të futen në një gjimnaz dhe janë përplasur edhe me rojen e shkollës. Policia ka bërë të mundur shpërndarjen e tyre.

ME TE LEXUARAT