Para protestës së të shtunës, sheshi para Kryeministrisë dhe bulevardi thuajse të zbrazët
Lajmifundit
/
23 October 2026, 22:13
Aktualitet

Mbrëmja e sotme e ka gjetur thuajse të zbrazët sheshin përpara kryeministrisë. Në bulevard shihen vetëm disa persona të shpërndarë, ndërsa vihet re qetësia, ndryshe nga netët e fundit.
Bulevardi ishte thuajse i boshatisur që në mesditë, ku vetëm një protestues me flamur e qeleshe në kokë ishte ulur në një prej stolave të mermertë, të vendosur nga Rama.
Ndërkohë që ditën e nesërme, pra të shtunën është paralajmëruar protestë masive e studentëve përpara kryeministrisë, ku pritet një pjesëmareje e lartë e protestuesve.


