“Është në Kanada ose SHBA…”, Ronela Hajati zbulon pa dashje lidhjen e dashurisë

Showbiz

“Është në Kanada ose SHBA…”, Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj të dashurisë. Gjatë një loje me pyetje të shpejta për t’i vënë nota djemve në varësi të situatave, ajo la të kuptohet se është e dashuruar.

Teksa Luiz Ejlli i thotë në një moment se “ai është një 10, por të nis ‘mirëmëngjesi princeshë’ në 2 të drekës?”, Ronela përgjigjet:

“Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”.

“Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA”, ndërhyri menjëherë Luizi.

Pjesë nga loja:

Luizi: Ai është një 10, të kërkon fjalëkalimin e Instagram?

Ronela: Në rregull, edhe t’i do më japësh fjalëkalimin.

Luizi: Ai është një 8, sa herë poston foto seksi thotë ‘shumë bukur zemër’, i rritet numri?

Ronela: I rritet

Luizi: Sa i shkon?

Ronela: Sa të duash. Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim.

Luizi: Ai është një 10, por kur ziheni të heq nga Instagram, të bën bllok në WhatsApp, të pret ta telefonosh nga një numër tjetër?.

Ronela: Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim

Luizi: Ai është 10, kur i thua bëj ca të duash, ai bën ça të dojë.

Ronela: Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë.

Luizi: Ai është një 10, në restorant bën sikur ka harruar portofolin në shtëpi.

Ronela: Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe.

Luizi: Ai është një 10, por të nis “mirëmëngjesi princeshë” në 2 të drekës?

Ronela: Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje.

Luizi: Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA. Ai është një 5 të sjell lule pa arsye, i rritet numri?

Ronela: I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion