Aksident i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aktualitet

Aksident i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrës, pak pa kaluar urën e Shkozetit.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, si pasojë e së cilës njëra nga makinat e përfshira ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.

Përplasja e tri mjeteve ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve që lëvizin drejt daljes nga qyteti i Durrësit dhe hyrjes në autostradë.

Në vendin e ngjarjes pritet mbërritja e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe grupit hetimor për të normalizuar qarkullimin, si dhe për të kryer veprimet procedurale që do të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e plota të përplasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion