Nisin protestat, studentët mbushin sheshin para Ministrisë me pankarta në duar
Lajmifundit
/
13 October 2026, 14:07
Aktualitet

Për pak minuta pritet të nisë protesta e njoftuar e studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka nisur grumbullimi i të rinjve dhe qytetarëve. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, të rinjtë shihen me pankarta në duar teksa bëjnë thirrje kundër qeverisë.
Protestues janë grumbulluar edhe para Kryeministrisë teksa ende nuk dihet nëse ata do të bashkohen me studentët para Ministrisë së Arsimit apo do të jenë dy tubime në dy lokacione.
Policia gjithashtu është mobilizuar dhe ka marrë masa. Forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit.


