Nga 1,000 në 1,400 euro, Mali i Zi rrit pagën minimale/ Ministri: Do të qarkullojnë deri në 1 miliard

Kosovë&Rajon

Nga 1,000 në 1,400 euro, Mali i Zi rrit pagën minimale/ Ministri: Do

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi për Politikat Ekonomike, njëherazi ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, pohoi se në mbledhjen e Qeverisë ka votuar pro “Modelit Euro”, të prezantuar nga kryeministri Milojko Spajiq. 

Ky model parashikon rritjen e pagës minimale nga 1,000 në 1,400 euro, duke nisur nga janari i vitit 2027. Gjeloshaj vlerëson se “Modeli Euro” do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe do të shërbejë si stimul për zhvillimin e mëtejshëm. “Besoj se ekonomia dhe sektori privat kanë dilemat e tyre, por mendoj se do t’i zgjidhim ato në periudhën e ardhshme.

Jam edhe vetë biznesmen dhe kam kompaninë time. Kam llogaritur se vitin e ardhshëm do të ndaj 45 mijë euro më shumë nga fitimi për punëtorët e mi. Këtë e shoh si investim në kompani dhe te njerëzit”, tha Gjeloshaj.

Sipas tij, në terma financiarë, “Modeli Euro” pritet të sjellë në treg nga 700 milionë deri në 1 miliard euro shtesë. Këto para, sipas tij, do të qarkullojnë kryesisht në sektorët e tregtisë, prodhimit dhe turizmit, shkruan Vijesti. 

“Nuk duhet të kemi frikë nga idetë e reja. Besoj se ‘Modeli Euro’ është një investim. Votova për një standard më të lartë të qytetarëve, pavarësisht faktit se biznesmenët do të përballen me kosto më të larta”, theksoi Gjeloshaj. Ai u shpreh gjithashtu se duhet të rritet mbështetja për bizneset, në mënyrë që kompanitë të kenë mundësi të zgjerojnë aktivitetin dhe kapacitetet e tyre prodhuese./TCH

ME TE LEXUARAT