Në vitin 2025, shifrat ZYRTARE: 1.507 gra të dëmtuara nga dhuna në familje, 60 % e tyre në Tiranë e Durrës

Aktualitet

-900-0-1786277449xburg-sd-800x450-sd-823.webp

Në vitin 2025, sipas të dhënave të INSTAT, policia evidentoi 3.053 gra të dyshuara si autore të veprave penale, të cilat përbënin 6,7 % të autorëve gjithsej të evidentuar sipas veprave penale

Nga 40 vrasje me dashje të evidentuara në vitin 2025, 8 raste, ose 20,0 %, ishin vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Në vitin 2025 u regjistruan 1.507 gra të dëmtuara nga dhuna në familje. Peshën më të lartë ndaj totalit të grave të dëmtuara e kishte qarku i Tiranës (43,3 %), i ndjekur nga Durrësi (13,7 %) dhe Fieri (8,0 %).

Të miturit e dëmtuar nga veprat penale ishin 1.409, ose 7,4 % e personave të dëmtuar gjithsej: 373 vajza dhe 1.036 djem. Nga të gjitha vajzat e mitura të dëmtuara, 14,2 % ishin të dëmtuara nga krimet seksuale.

Në fund të vitit 2025, në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale kishte 70 gra të burgosura, ose 1,6 % të të burgosurve gjithsej. Të dhënat përfshijnë të dënuarit me burg dhe të paraburgosurit.

Sipas veprës penale, 17,1 % e grave të burgosura ishin të regjistruara për vrasje dhe 12,9 % për krime në fushën e drogës. Arsim të lartë kishin 31,4 % e grave të burgosura, kundrejt 5,9 % të burrave. Gjatë vitit 2025, 139 të burgosur ndoqën kurse të formimit profesional.
Në fund të vitit, të burgosurit e moshës 14-17 vjeç ishin 23, të gjithë djem.

Gjatë vitit 2025, Institucioni i Avokatit të Popullit regjistroi 1.739 ankesa për shkelje të pretenduara të të drejtave.

Nga këto, 1.056 u paraqitën nga burrat (60,7 %), 498 nga gratë (28,6 %) dhe 185 për grupe interesi ku përfitojnë të dyja gjinitë (10,6 %).

Burrat paraqitën më shumë ankesa për të drejtën për një proces të rregullt ligjor (264 raste, ose 25,0 % e ankesave të paraqitura nga burrat), të drejtën e pronës (205 raste, ose 19,4 %) dhe të drejtat e personave të privuar nga liria (116 raste, ose 11,0 %).

Gratë paraqitën më shumë ankesa për të drejtat e fëmijës (116 raste, ose 23,3 % e ankesave të paraqitura nga gratë), të drejtën për një proces të rregullt ligjor (80 raste, ose 16,1 %) dhe të drejtën e pronës (77 raste, ose 15,5 %).

Për të drejtat e personave të privuar nga liria u trajtuan 125 ankesa, prej të cilave 116 u paraqitën nga burrat (92,8 %) dhe 9 nga gratë (7,2 %). Kjo kategori përbënte 7,2 % të ankesave gjithsej. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion