“Ne kërkojmë të drejtat tona”, studentët e universitetit të Durrësit shkruajnë muret e godinës

Aktualitet

“Ne kërkojmë të drejtat tona”, studentët e
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kampusit universitar në Spitallë.

Në korridoret e një prej godinave, pranë zyrave të pedagogëve, janë shkruar me bojë të zezë mesazhe që shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë mbështetje për të drejtat e studentëve.

“Ne kërkojmë të drejtat tona” dhe “Turp për pedagogët që nuk mbështesin” janë disa prej mesazheve të shkruara në muret e godinës universitare.

Shkrimet janë shfaqur në korridoret pranë zyrave të stafit akademik, duke e zhvendosur protestën e studentëve edhe në ambientet e brendshme të universitetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion