Ndalohet ish shefi i Urbanistikës në bashkinë e Tepelenës, akuzohet për shkatërrimin e lumit Vjosa

Aktualitet

Ndalohet ish shefi i Urbanistikës në bashkinë e Tepelenës,

Në Tepelenë, policia lokale ka ndaluar Lorenc Bami, 44 vjeç, pas ndërhyrjeve me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, në zonën e mbrojtur mjedisore në Gallaticë, fshati Vasjar, Memaliaj.

Një person tjetër, po hetohet për të njëjtën çështje në gjendje të lirë.

Bami ka mbajtur më parë detyrën e shefit të urbanistikës në Bashkinë Tepelenë, gjatë drejtimit të saj nga Tërmet Peçi.

Policia vijon hetimet për veprën penale të dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore.

ME TE LEXUARAT