Moti sot / Kujdes nga era dhe i ftohti! Temperaturat zbresin në 0°C në zonat malore

Aktualitet

Moti sot / Kujdes nga era dhe i ftohti! Temperaturat zbresin në 0°C

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë kushtet atmosferike sërish në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta, kryesisht në zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, duke lënë gjysmën lindore të Shqipërisë me vranësira disi më të shpeshta, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Kukësit, deri në 21°C, vlera maksimale e cila pritet të regjistrohet në qarkun e Durrësit.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion