“Më thirri me u taku të hënën”/ Edhe drejtori i policisë Skënder Hita, në komunikimet Agasi-Hyseni

Aktualitet

640-0-1780312786xhitaaaajpg-599.jpg
Vijojnë të zbardhen detaje nga dosja hetimore për Ergys Agasin dhe drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Në dosje janë zbardhur komunikime të ndryshme mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku drejtuesja e SHISH i jep informacion në lidhje me takimet me zyrtarë të lartë. Ndër komunikimet mes Hysenit dhe Agasit shfaqet edhe emri i kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Vlora Hyseni i tregon Agasit për një takim që kishte me Hitën.

“Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe me mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se: ‘Skënderi më thirri me u taku të hënën (Skënder Hita drejtori i përgjithshëm i policisë). Të shpresojm që ka porosit km’”, thuhet në dosje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion