Lirohet rruga para Ministrisë së Arsimit, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion
Lajmifundit
/
14 October 2026, 12:59
Aktualitet

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion.
Për të mundësuar kalimin e autobotit, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte bllokuar nga protestuesit me kangjella të shkulura.
Pas hapjes së rrugës, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë, Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së efektivëve para Ministrisë së Arsimit.


