Digjet makina në Elbasan, flaka përfshin edhe një mjet tjetër
Lajmifundit
/
24 Shkurt 2021, 08:09
Aktualitet

Dy makina janë djegur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Mësohet se fillimisht një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët dhe më pas flakët kanë prekur edhe makinën që ishte pranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur përballë gjykatës së Elbasanit, ndërkohë që dyshimet e para janë për një zjarri të qëllimshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.