Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Qarkullimi i masave nga Perëndimi i Europës do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore-juglindore, por nuk priten reshje.
Orët e pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Gjatë natës vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 27°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.


