Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti bën ftesën e papritur shqiptarëve: “Ju ftoj në datën 1 tetor në Prishtinë për…”

Kosovë&Rajon

ali ahmeti.JPG
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti u është drejtuar familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, kategorive të dala nga lufta, si dhe patriotëve e bashkatdhetarëve, duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

Ai e ka cilësuar protestën si paqësore dhe dinjitoze, ndërsa ka kërkuar që drejtësia të bazohet në fakte dhe prova.    
“Drejtësi të bazuar në fakte e prova, e jo në dëshmi të fabrikuara në Beograd e në Moskë”, ka shkruar Ahmeti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion